Mërkuri në retrogradë trondit yjet! Meri Gjini paralajmëron: Këto shenja rrezikojnë kaos në jetën personale dhe profesionale

6 Min Read
Mërkuri në retrogradë trondit yjet! Meri Gjini paralajmëron: Këto shenja rrezikojnë kaos në jetën personale dhe profesionale

Astrologe Meri Gjini bëri parashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Kjo gjysmë e dytë e javës do të ketë dy vendosje shumë të rëndësishme. E para është sot, që është Hëna në trekëndësh me Venusin, që ndihmon për të zgjidhur çështje në familje.

Nesër, në të gdhirë të së shtunës, kthehet Mërkuri në të kundërt te Luanët, që do të flitet dhe diskutohet shumë.

Është një Mërkur që nuk është në maksimumin e tij të potencialit. Nuk do të mungojë pakorrektësia nga të gjithë, që do të sjellë dëme të vogla.

Dashi
Duhet të ketë fokus në çfarë është e rëndësishme. Sot edhe nesër është momenti për të zgjidhur lëvizjet ekonomike; detyrimet me bankat duhet të vendosen në agjendë. Leku është më i mbarë këto dy ditë, zë më shumë vend. Impejimet e punës do të vazhdojnë edhe në fundjavë.

Demi
Ky Mërkur në të kundërt nuk është shumë komod për ju. Kujdes me komunikimin! Duket sikur është shumë e vështirë të hapni rrugë dhe nuk do të merreni vesh. Prandaj, do të ishte mirë toleranca në komunikim me njerëzit që bashkëjetojnë dhe që bashkëpunojnë. Është një periudhë shumë e mirë për lëvizje të rëndësishme për ju.

Binjakët
E kanë planetin e tyre drejtues, Mërkurin, në të kundërt. Presin dëme të mëdha, por jo. Kanë Venusin te vetja dhe kanë një hyrje që do të shkojë drejt pozitivitetit maksimal. Ka hyrje të tjera që e zbehin këtë ndikim. Në rastin më të keq të mundshëm do të ketë anulime në agjendë. Çfarë duan të zgjidhin dhe të sqarojnë në familje, vendoseni sot në agjendë.

Gaforrja
Planeti i fatit në vetvete i ndihmon të ndihen të mbrojtur dhe të mos kenë dëme të parregullueshme me këtë Mërkur në të kundërt. Detyrimet në lidhje me ekonominë do të jenë prioritet.

Luani
Mërkuri te vetja. Duhet të jenë më të zbutur në mënyrën si do të transmetojnë çfarë duan dhe çfarë jo. Duhet të keni tolerancë në komunikim në mënyrë që të mos ketë hatërmbetje.

Virgjëresha
Kanë Marsin te vetja dhe Mërkurin në të kundërt. Vështirësia e kësaj kohe do të jetë ankthi në çështje të profesionit. Edhe pse janë të favorizuar për të pasur rezultate të mira, përjetimi i ankthit ditor në lidhje me punën u trazon qetësinë. Mbajeni në kontroll sepse gjërat do të shkojnë më mirë nga sa mendoni.

Peshorja
Ritmi dhe mënyra si rrjedh e përditshmja, në punë, në dashuri, kanë një rutinë të strukturuar që nuk mund të çorientohet. Është një periudhë që duhet të merren me çështje të mëdha zyrtare. Mund të jenë dokumenta ose pronësi. Mërkuri do t’i ndihmojë për të zgjidhur çështje të vjetra.

Akrepi
Janë lehtësisht të çorientueshëm. Ajo që do të kenë parasysh me Mërkurin në të kundërt është mënyra si do të ndërtojnë agjendën e tyre. Duhet të jetë fleksibël dhe të mos e shohin zgjidhjen në një individ. Mos i lini gjërat që duhet të arrini në një vend. Duhet të ketë hapësira edhe për zgjidhje të dytë apo të tretë. Me Hënën te Dashi kanë nevojë për vëmendje dhe do ta marrin.

Shigjetari
Kanë përballë Venusin në një hyrje pozitive dhe Mërkurin. Ka ardhur momenti për t’u marrë me gjëra shumë të rëndësishme dhe për t’i kaluar gjërat personale dhe profesionale në një nivel më të lartë. E vetmja gjë që nuk tolerohet me këtë Mërkur në të kundërt: mos merrni iniciativa personale pa marrë aprovimin e personit që bashkëjetoni.

Bricjapi
Kanë një tendencë për t’u ndjerë të lodhur nga detyrimet e të dytëve dhe të tretëve. Ky Mërkur në të kundërt e bën më të lehtë shprehjen e shqetësimeve. Planeti i fatit përballë, kanë një tendencë për të bërë seleksionimin e njerëzve që bashkëveprojnë, sidomos në punë. Një tendencë për të lënë pas njerëz që e kanë menduar edhe më parë për t’u distancuar, por nuk kanë pasur guximin. Paraditja e ditës së nesërme fsheh diçka shumë të gëzuar për ta. Mund të jetë arritje, mund të jetë propozim, mund të jetë lajm i mirë në punë.

Ujori
Janë në një periudhë shumë të lehtësuar. Pavarësisht Plutonit, ai ndikon vetëm te të lindurit në 3 ditët e para. Përsa i përket Mërkurit në të kundërt, minimizohet efekti negativ nga Venusi te Binjakët. Me dashje apo pa dashje, njerëzit që ju rrethojnë mund t’ju sjellin vështirësi, por tendenca për të treguar më të mirën do t’i dominojë Ujorët.

Peshqit
Hyrje jo shumë komode. Edhe Mërkuri retrogradë, edhe Venusi te Binjakët do t’i bëjë të ndihen brenda një katrori të mbyllur dhe janë të detyruar t’ia dalin mbanë me detyrimet e vetes, por edhe të familjarëve. Mërkuri në të kundërt nxjerr pikëpyetje me profesionin e tyre dhe ndryshime në këtë aspekt.