Një postim në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta lidhur me pamjen e re të Xhensila Myrtezaj.
Një llogari në Instagram ka publikuar një video të këngëtares, të shoqëruara me një koment kritik ndaj ndryshimeve të saj fizike.
“Ka bërë mbjellje flokësh. Si kukull plastike me paruke. Lifting kirurgjikal në këtë moshë, i është tërhequr veshi poshtë nga kirurgjia.
Tmerr”, thuhet mes tjerash në përshkrimin që ka shoqëruar pamjet.
Postimi është shpërndarë gjerësisht dhe ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve.