Ndodh në këtë plazh të vendit! Qytetari humb jetën, dyshohet se…

1 Min Read
Ndodh në këtë plazh të vendit! Qytetari humb jetën, dyshohet se...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e hënë në plazhin e Darëzezës, ku ka ndërruar jetë një 48-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi B. Ç., banues në Ballsh, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Policia bën me dije se po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.07.2025, në plazhin e Darëzezës, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak, shtetasi B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh.

Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.