I vr*u motrën, vëllai i Liridonës bën zbulimin tronditës: “E gjeta Naim Murselin në hotel duke…”

2 Min Read
I vr*u motrën, vëllai i Liridonës bën zbulimin tronditës: “E gjeta Naim Murselin në hotel duke…”

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues.

Ai ka treguar se pas aktit të rëndë, e kishte kërkuar dhëndrin e tij, Naimin, dhe të njëjtin e kishte gjetur të shtrirë në hotel, madje Naimi kishte porositur edhe drekë në ato momente.

”Rreth orës 11 provova të kontaktoj me Naimin sepse nuk e dinim ku ndodhej. E thirra Valon Llukën, më tha: “Merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe fol me të.”

E thirra Betim Podrimqakun, më tha që Naimi është në Swiss. U nisëm me djalin e axhës, dajën dhe tezakun. Na thanë se është lart në dhomë.

Ai ishte i shtrirë në shtrat, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë që i kishte porositur si drekë. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, se po e përjetonte me dhimbje. I thashë: “A mundemi me shku në morg me pa Liridonën?”

Më tha: “Jo, nuk na lejohet.”

E thirra vetë spitalin, i thashë: “A mundemi me ardh me pa trupin?”

Shkuam, erdhi edhe Naimi. Mjeku tha: “Nëse keni ndonjë problem, mundeni mos me ardh.

Naimi tha: “Kam problem me zemër, s’e di a muj me e pa.”Ai erdhi deri te dera, dhe vetëm nga dera e shikoi. Nuk hyri brenda”, tregoi Leonardi.