Kryetarët e Njësive Administrative në Elbasan i binden Edi Ramës, japin dorëheqjen!

1 Min Read
Kryetarët e Njësive Administrative në Elbasan i binden Edi Ramës, japin dorëheqjen!

Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të mbajtur sot në bashkinë e Elbasanit, në përfundim të së cilës, përgjegjësit e disa funksioneve dhe kryetarët e njësive kanë firmosur dorëheqjet e tyre.

Kryetarët e Njësive Administrative të Elbasanit kanë dhënë dorëheqjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Vendimi vjen pas një mbledhjeje të mbajtur sot në bashkinë e Elbasanit, në përfundim të së cilës, kryetarët e njësive dhe përgjegjësit e disa funksioneve kanë firmosur dorëheqjet e tyre.

Kryeministri Rama zbarkoi pak ditë më parë në bashkinë e Elbasanit pas vizitave të befasishme në Durrës, Fier dhe Vlorë, ku kërkoi valë dorëheqjesh për të ‘rifreskuar’ institucionet. Edhe në takimin e së premtes me kryebashkiakët e vendit, Rama kërkoi dorëheqjet e kryetarëve të Njësive Administrative.

“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’ju ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata.”, tha Rama.