Laert Vasili ka reaguar me tone të ashpra (sërish) ndaj Gjestit, muaj pasi u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Në një intervistë të fundit, Laerti ka shprehur hapur pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tij, duke vënë në dyshim vlerat që promovohen në formatin e ndjekur masivisht dhe figurat që shoqëria sot zgjedh të përfaqësojnë.
Aktori kritikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë faktin që një person me, sipas tij, formim minimal dhe pa përfaqësim kulturor ose intelektual, mund të shpallet simbol apo përfaqësues i një epoke të re në media.
“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!” – deklaroi ai.
Duke shkuar më tej, aktori e cilësoi këtë si tregues të qartë të një krize të thellë në shoqëri:
“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet,” – u shpreh ai pa asnjë filtër.