Ngjarje tronditëse! Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

1 Min Read
Ngjarje tronditëse! Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i një ndërtese.

Sipas mediat vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Terni të Italisë, ku gruaja është hedhur nga lartësia.

Si pasojë foshnja nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që nëna ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton disa pista, ku një prej tyre është dhe ajo e vetëvrasjes. Nga hetimet e deritanishme rezulton se gruaja identiteti i të cilës ende nuk dihet trajtohej për një sërë problemesh të tjera shëndetësore.