Reshjet i lënë vend vapës përveluese! Ja sa priten të shkojnë temperaturat ditën e nesërme

1 Min Read
Reshjet i lënë vend vapës përveluese! Ja sa priten të shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.

Tempraturat do të rriten krahasim me ditën e sotme, ku në vlerën maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë celcius, ndërsa gjatë natës do të zbresin deri në 16 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 3-4 ballë.