SPORTI NE Zl! Pak orë pas ndeshjes, ndërron jetë boksieri i njohur

2 Min Read
SPORTI NE Zl! Pak orë pas ndeshjes, ndërron jetë boksieri i njohur

Bota e boksit është në zi pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të boksierit meksikan Pedro Antonio “Tony” Rodriguez, vetëm pak orë pas përfundimit të ndeshjes së tij të fundit në Phoenix, Arizona.

37-vjeçari kishte humbur me vendim unanim pas gjashtë raundesh ndaj talentit të pamposhtur 21-vjeçar Phillip Vela, në një event të organizuar nga Del Sol Boxing Promotions.

Pas përballjes, Rodriguez ishte kthyer në hotel dhe kishte planifikuar të dilte për darkë. Por tragjikisht, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit të nesërmen në mëngjes nga stafi. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Gruaja e tij, e cila kishte komunikuar me të përmes një video-thirrjeje pas ndeshjes, deklaroi: “Më tha se do të blinte darkë dhe do të kthehej. Nuk e di çfarë ndodhi më pas…”

Kundërshtari i tij, Phillip Vela, reagoi me pikëllim në rrjetet sociale: “Jam thellësisht i pikëlluar. U prehtë i qetë, kampion.”

Edhe organizatorët e ngjarjes shprehën dhimbjen për humbjen e papritur: “Familja e boksit Del Sol është e tronditur. Zemrat tona janë me të afërmit e tij.”

Ky incident tragjik ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi rreziqet e sportit të boksit dhe rëndësinë e monitorimit të shëndetit të sportistëve pas përballjeve të vështira në ring.