E Martë e trishtë! Aksident me vd*kje në vend, makina përpIaset me motorin

1 Min Read
E Martë e trishtë! Aksident me vd*kje në vend, makina përpIaset me motorin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas informacionet paraprake, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër, ku një motor në të cilin po udhëtonte një turist i huaj është përplasur me një automjet.

Dyshohet se turisti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me një makinë në lëvizje. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat!