Ervin Salianji është liruar nga qelia pas 10 muajsh në burgun e Fierit.
Pas daljes nga gjykata pas marrjes së vendimit ai foli shkurtimisht për medait.
“Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji.
Më pas, i shoqëruar nga efektivët, iu drejtua furgonit të policisë.