Mes lotësh dhe dhimbjes përcillet në banesën e fundit Diogo Jota, Liverpool bene gjestin prekes ndaj familjes se te ndjerit!

2 Min Read
Mes lotësh dhe dhimbjes përcillet në banesën e fundit Diogo Jota, Liverpool bene gjestin prekes ndaj familjes se te ndjerit!

Këtë mëngjes u mbajtën në Gondomar, një periferi e Oportos ku janë rritur dhe kanë nisur të luajnë futboll dy vëllezërit, funeralet e Diogo Jota-s, i cili humbi tragjikisht jetën të enjten në një aksident automobilistik së bashku me vëllain e tij, André Silva.

Shumë ish-shokë skuadre dhe futbollistë kanë marrë pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit yllit të Liverpool-it dhe përfaqësueses portugeze.

Mes lotësh dhe dhimbjes përcillet në banesën e fundit Diogo Jota, Liverpool bene gjestin prekes ndaj familjes se te ndjerit!

Lojtarët e Liverpool-it, të udhëhequr nga kapiteni Van Dijk, hynë në kishë duke mbajtur një kurorë me lule në formën e fanellës me numrin 20 të Reds, atë që mbante Jota.

Të pranishëm ishin ndër të tjerë edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, trajneri i Liverpool-it Arne Slot, si dhe portugezët e Manchester City-t Bernardo Silva dhe Ruben Neves, së bashku me Robertson, Fabinho, Cancelo dhe shumë të tjerë.

Mes lotësh dhe dhimbjes përcillet në banesën e fundit Diogo Jota, Liverpool bene gjestin prekes ndaj familjes se te ndjerit!

Daily Mail” bën me dije se Liverpooli ka vendosur mos ndërpresë kontratën e Diogo Jotës, pas vdekjes së këtij të fundit së bashku me të vëllanë në një aksident rrugor.

Jota kishte kontratë me Liverpoolin edhe për dy sezonet e ardhshme, teksa pagat do kalojnë te bashkëshortja e tij, Rute Cardoso. Një gjest madhështor nga klubi i kuq që tregon se futbolli është më shumë se një lojë futbolli.

Mes lotësh dhe dhimbjes përcillet në banesën e fundit Diogo Jota, Liverpool bene gjestin prekes ndaj familjes se te ndjerit!

Sipas të dhënave nga platforma ‘Capology’, Jota kishte rreth 21,84 milionë paund bruto në kontratë për periudhën 2025–2027 (rreth 7,28 milionë paund/vit).

Diogo Jota ishte pjesë e Liverpool prej vitit 2020, teksa të kuqtë paguan 45 milionë euro asokohe për të marrë nga Wolverhampton.