Ngjarje fatale në SHBA! 9-vjeçarja humb jetën nga i nxehti! Nëna e la në makinë për 8 orë

1 Min Read
Ngjarje fatale në SHBA! 9-vjeçarja humb jetën nga i nxehti! Nëna e la në makinë për 8 orë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një 9-vjeçare në Teksas ka ndërruar jetë për shkak të të nxehtit pasi nëna e saj e la në makinë për rreth tetë orë.

Kalimtarët njoftuar policinë për vajzën e vogël e cila u dërgua në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete.

“Jam jashtëzakonisht i mërzitur dhe i zhgënjyer që një vajzë e vogël 9-vjeçare dhe e bukur humbi jetën pa asnjë faj të sajin. Nuk ka kurrë justifikim për të lënë një fëmijë pa mbikëqyrje.”-tha Sherifi Ed Gonzalez në një konferencë për shtyp.

Sipas raportimeve, nëna 36-vjeçare e la të bijën në parkingun e fabrikës ku punon dhe nuk dihet nëse gjatë ditës mund ta ketë kontrolluar apo jo.

Në xhamin e përparmë kishte një tendë dielli, e cila mund t’i ketë penguar kalimtarët të shihnin vajzën e vogël më herët brenda makinës, tha Gonzalez. Ai vuri në dukje se temperatura jashtë ishte rreth 36 gradë Celsius.