Po montonte një tendë dielli, bie nga lartësia 44 vjecari dhe përfundon në spital!

1 Min Read
Po montonte një tendë dielli, bie nga lartësia 44 vjecari dhe përfundon në spital!

Një 65-vjeçar është vënë në procedim penal nga policia, pasi te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia një 44-vjeçar, i cili ka qenë duke montuar tendën e diellit.

Blutë bëjnë me dije se i lënduari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ndaj pronarit të karburantit rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit M. B., 65 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 03.07.2025, te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia, duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P., 44 vjeç, i punësuar prej tij. 44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.