Lajme pozitive për ekonominë dhe emocionet, Meri Gjini tregon shenjën e privilegjuar të Horoskopit: Venusi ndihmon në…

6 Min Read
Lajme pozitive për ekonominë dhe emocionet, Meri Gjini tregon shenjën e privilegjuar të Horoskopit: Venusi ndihmon në...

Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

“Kemi një hyrje shumë të fortë të Venusit mbi Uranin. Për ata që presin lajme në lidhje me emocinone të forta ose në lidhje me ekonominë është një dy ditësh që sjell të papriturën e mirë në të dyja drejtimet, si nga ekonomia,

por njëkohësisht edhe çfarë informacioni presim në raport me emocionet tona për raportet që kanë pasur tensione kohët e fundit.

Sot edhe nesër do duhet të jemi të kujdesshëm me dashurinë, me familjen, pasi deri në dielën në darkë kemi hyrjen shumë të fortë të Uranit tranzitor në çastet e fundit të vetes te Demat pingul me Hënën tek Akrepat. Për familjet komunikimi dhe toleranca duhet të jetë prezente për të marrë më të mirën e fundit të javës. “

Dashi

Ky Venus do të ndihmojë për zgjerime sociale dhe lëvizje, në përgjithësi shoqëri dhe miqësi të reja, por nuk do të mungojë buzëqeshja edhe në drejtim të lekut.

Demi

Duket sikur do të jenë shumë më të qetë dhe më të qartë në lëvizjet e tyre në shërbim të emocionit. Ka ardhur momenti të analizojnë saktë mënyrën se si ndihen. Nëse tregohen racionalë do të shohin që gjërat mund të rregullohen dhe korrigjohen lehtësisht, si me xhepin si me zemrën.

Binjakët

Binjakët e kanë Venusin te familja e vet, dhe do të marrin më të mirën e këtij Venusi që ka të bëjë me pjesën e shoqërisë, diskutimit, flirtit për ata që janë në kërkim, me zhvillimet sociale apo kreative.

Gaforrja

Kanë planetin e fatit dhe Diellin me vete. Duket sikur ky Venus në pozicionin që ndodhet do t’i ndihmojë shumë për të mbyllur çështje që i përkasin ekeonmisë. Borxhe, lekë të mbartuara…ky muaj dhe kjo lëvizje do të ndihmojë shumë.

Luani

Me Mërkurin te vetja dhe me këtë Venus me këtë hyrje pozitive, kanë nevojë për argëtim, për t’u ndjerë fëmijë ose fëmijë gjysmë të rritur për të dhënë ngjyrat maksimale. Duke qenë se është prezent edhe Marsi nuk do të mungojë edhe shqetësimi në lidhje me ecurinë e karrierës së tyre.

Virgjëresha

Marsin e ka te vetja, Venusi është në kulmin e Horoskopit të tyre. Nevoja për të zgjeruar bazën në të cilën do të shtojnë të ardhurat e tyre është domosdoshmëri deri në fundin e korrikut. Në këtë katër ditësh nuk do të mungojë mundësia për të treguar më të bukurën e shpirtit të vet.

Peshorja

Edhe për Peshoren është argëtues ky Venus. I jep ngjyra, vëmendje. Do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes edhe me lojën e flirtit. Do të vendosin pikat mbi “i” për sa i përket punës, jo vetëm për verën por edhe në vazhdimësi.

Akrepi

Ky Venus do të ndihmojë në zgjidhje të problemeve familjare. Duhet ruajtur qetësia dhe ekuilibri i komunikimit deri të dielën. Ta marrin me qetësi, çështjet do të zgjidhen me lehtësi dhe presin kalimin në një fazë tjetër e cila do të jetë shumë më e shpejtë dhe më e kontrolluar prej tyre.

Shigjetari

Një Venus përballë, një Saturn në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin te Dashi dhe gjithashtu kanë dhe Mërkurin te Luanët. Një hyrje zjarr. Nëse është një shenjë që është e privilegjuar këtë periudhë është Shigjetari dhe duhet ta përdorë këtë periudhë për të zgjidhur çdo shqetësim që ka pasur që nga vjet në prill.

Bricjapi

Venusin e kanë në një pjesë shumë të rëndësishme të hartës së tyre. Ata që janë në kërkim diku buzë detit do të gjejnë binjakun e vet kështu që është një periudhë në të cilën familja, ndërtimi i njohjeve të reja është baza dhe qëllimi i kësaj hyrje të Venusit te Binjakët.

Ujori

Ky Venus është favorizues. Ka një lloj vështirësie në mënyrën se si merren vesh me njerëzit që kanë përballë, por me njerëzit që kanë afër dhe ngjitur do të merren vesh shumë mirë. Nëse kanë në plan të shfrytëzojnë diçka të rëndësishme në korrik për çështjet e punës duhet të nisin nga paraditja e ditës së sotme.

Peshqit

Është një hyrje e cila ndihmon shumë për të zgjidhur çështje që i përkasin trupit të tyre, i përkasin shëndetit. Çfarë problemesh kanë pasur në 2-vjeçarin e fundit, do të duhet të vendosën në axhendë gjatë korrikut. Ta marrin shtruar në drejtim të erosit, të marrin seriozisht menaxhimin e lekut dhe të marrin seriozisht zgjidhjen e shqetësimeve që kanë pasur që prej hyrjes së Saturnit te Peshqit vjet në fundi ne marsit.