E FUNDIT! Aksident në Rapëz të Lushnjës! Një rimorkë dhe zetor përplasin taksinë, disa persona të lënduar

1 Min Read
E Fundit! Aksident Në Rapëz Të Lushnjës! Një Rimorkë Dhe Zetor Përplasin Taksinë, Disa Persona Të Lënduar

Një aksident i rënde është regjistruar mengjesin e kësaj te marte në autostradën e Lushnjës, pranë fshatit Rapëz.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, në aksident është përfshirë nje zetor me rimorkio dhe një taksi me pasagjerë, e cila udhëtonte drejt Vlorës.

Fatmirësisht, Policia, Forcat Zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, për të dhënë ndihmën e parë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe shkak dyshohet të jetë bërë mjeti bujqësor me rimorkio e degraduar jashtë çdo parametri rrugor.

Gjithashtu, në këtë segment rrugor ka një çrregullim të tabanit te shtresës asfaltike, e cila ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e mjeteve në rrugë.

E Fundit! Aksident Në Rapëz Të Lushnjës! Një Rimorkë Dhe Zetor Përplasin Taksinë, Disa Persona Të Lënduar