By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Ulamarkantho
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
    • Politikë
    • Moti
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
Reading: ‘Isha vetëm unë dhe nëna e saj në f*neralin e Elsës 7 vjecare….’ Historia që gjunjëzoi Arbër Hajdarin dhe prek zemrat e të gjithëve!
UlamarkanthoUlamarkantho
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
  • Moti
  • Politikë
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

‘Isha vetëm unë dhe nëna e saj në f*neralin e Elsës 7 vjecare….’ Historia që gjunjëzoi Arbër Hajdarin dhe prek zemrat e të gjithëve!

Last updated: June 29, 2025 7:53 pm
By Ulamarkantho
Të Fundit
Share
6 Min Read

E mbetur pa baba, vetëm me nënën e vëllanë, në kushte varfërie që e përballnin me bullizimin,

Elsa dëshironte vetëm pak shpresë për një jetë më të mirë. Mundësia erdhi, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri çmos që familja nga Delvina të gjente pak qetësi në Fier, në një shtëpi të re.

Në një moment kur gjithçka dukej se po ndrinte, një sëmundje e papritur në periudhën e pandemisë, pas një beteje të ashpër shtatëditore, shoi jetën e vogëlushes. Arbër Hajdari i ndan të gjitha këto në rubrikën “E Diela Ndryshe”, ndërsa bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare”, udhëtojnë drejt Korçës për misionin e fundit.

Arbër Hajdari: Në periudhën e pandemisë më vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Të Ngjashme

Bieta Sula do largohet nga Top Channel, vendin e saj do e rrëmbejë moderatorja e…Ja cfarë përflitet
U mb*ten dy persona, ish banorja e BBVA bënë deklaratën e papritur ‘Me 29 Qershor nuk duhet të lahesh sepse…’
Kujdes me shpenzimet! Ana financiare do të jetë ‘SHKATERRUESE’! Horoskopi për sot

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

Arbër Hajdari: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?

Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin. I gjendur para kësaj tragjedie që i ndodhi familjes dhe që ne ishim pjesë, jam mbyllur në shtëpi menjëherë që atë ditë dhe nuk doja që të më shikonin anëtarët e familjes sime në gjendjen e rënduar psikologjise që isha. Isha sepse ishim të lidhur me të, ishte një fëmijë që sapo e kishte nisur jetën, një fëmijë që sapo i buzëqeshi…

Humbja e Elsës la një shenjë dhe dhimbje të fortë te themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. vetëm ai dhe nëna e saj e shoqëruan Elsën drejt banesës së fundit. Pas funeralit, Arbër Hajdari u mbyll në shtëpi për ditë me radhë dhe në kokë i vërtitej veç një mendim: të largohej nga fondacioni.

Me ndihmën e njerëzve pranë tij, gjeti forcën për t’u rikthyer dhe për t’u përballur me sfidën e radhës, largimin e katër bashkëpunëtorëve të afërt. Ndërkohë, Elsa e ka lënë gjurmën e saj. Dëshira e asaj vogëlusheje për dije ka frymëzuar një bursë me emrin e saj që i vendoset një kauze.

Arbër Hajdari: Kam qenë vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit sepse nuk lejohej të shkonte askush, ishte pandemia.

Ardit Gjebrea: E paske përcjellë vetëm ti dhe e ëma?

Arbër Hajdari: Vetëm unë me të ëmën. Mund të ketë qenë një nga momentet më të vështira të miat sepse një javë më parë e kisha në krahë dhe një javë më vonë gjendesha në varrezat e Fierit me nënën e saj duke e përcjellë për herë të fundit. Një moment shumë i rënduar për mua dhe sigurisht për nënën e vet dhe të vëllanë që kishin humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë. Kthehem në Tiranë dhe vendos që ta braktis “Fundjavën Ndryshe”.Vendos që ta braktis, të shkëputem sepse e ndieja veten jo më të fortë emocionalisht për të përballuar ngarkesa të tilla, aq më tepër kur ne trajtojmë raste shumë të vështira dhe probabiliteti për të ndodhur sërish ishte i lartë. Kam kaluar gati 15 ditë pa dalë nga shtëpia, rrija vetëm në shtëpi, kisha shkëputur komunikimin me njerëzit.

Ardit Gjebrea: Me gjithë botën.

Arbër Hajdari: Me gjithë botën dhe kam qenë në një fazë të gjatë meditimi për të kaluar atë boshllëkun e madh… më dukej sikur më ishte vrarë shpirti dhe kishte përpjekje të vazhdueshme nga stafi, nga anëtarë, nga bashkëshortja ime për të thënë që ju keni bërë ç’ishte e mundur për Elsën dhe ndërkohë po bëheni ju arsyeja që shumë fëmijë të tjerë po shpëtojnë. Filluan të më trajtojnë me disa terapi meditimi që të rizgjohesha dhe të rikthehesha sërish te “Fundjavë Ndryshe” më i fortë, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë të stafit të “Fundjavë Ndryshe” e lanë “Fundjavën” që atë ditë.

 

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Po, dhe unë rikthehem dhe gjendem për të drejtuar “Fundjavën” në mungesë të katër aleatëve kryesorë që kisha në punë dhe m’u desh të ribëj sërish ekipin e “Fundjavës”, kryesorin. Nga ai moment, ne kemi filluar vit pas viti dhe kemi bërë një bursë që e kemi quajtur bursa Elsa. E kemi dedikuar kështu sepse ajo ishte një vajzë që e dëshironte shumë shkollën dhe këtë bursë e japim vit për vit, një bursë të plotë për një student/e që në mungesë të kushteve ekonomike lë shkollën apo nuk realizon dot atë ëndrrën që ka.

TAGGED:Arber Hajdariardit gjebreaE Diela Shqiptare

Të Ngjashme

Të Fundit

E Hëna me temperatura përveluese, ja cfarë pritet të ndodh në ditët e tjera të javës!

Ulamarkantho
Ulamarkantho
Të Fundit

TR0NDIT Krisa Caushi ‘Babai im biologjik është ish banori i BBVA…’ (Video)

Ulamarkantho
Ulamarkantho
Të Fundit

Ngjarje e rëndë në vend! Rrëzohet nga ballkoni një vajzë 4-vjeçe, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Ulamarkantho
Ulamarkantho
Të Fundit

‘Gjyshi më detyronte të lypja, isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdh*nova…’ Historia rrenqethese e Ivanes qe u…

Ulamarkantho
Ulamarkantho
Të Fundit

I nxehti ekstrem mbërthen Shqipërinë, Ministrja e Shëndetësisë jep këshilla si të përballoni të nxehtin!

Ulamarkantho
Ulamarkantho
Të Fundit

Tronditëse në Durrës! Po lahej në det, humb jetën një person, pushuesit frikësohen shumë!

Ulamarkantho
Ulamarkantho
Të Fundit

‘Nuk do të më shifnit as në rrugë…’ Kiara Tito përlot me deklaratën e saj e fortë ‘Po mos të isha futur në BBVA, sot nuk do të…’

Ulamarkantho
Ulamarkantho
Të Fundit

Aksident i rëndë në mes të Tiranës, 17-vjeçari me monopatine përplaset me makinën!

Ulamarkantho
Ulamarkantho
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?