Ditën e djeshme, Joz Marku u zgjua me një ndjesë publike

Kështu, ai krijoi një pyetësor në Instagram, duke garantuar se do i japë përgjigje çdo pyetjete.
Dhe mes shumë prej tyre, nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me shpullën që i dha Gjestit në Big Brother VIP Albania.
“A ta ka hap më njeri derën”, e pyeti ndjekësi me humor Jozin, ndërsa ky i fundit i tha: Edhe pa trokit hiç.
Kujtojmë se teksa po largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Joz Marku goditi me shpullë në fytyrë Gjestin. Shkak për këtë, sipas Jozit, u bë veprimi i Gjestit, i cili ia hapi derën me tendencë.