FOTO/ Ledri Vula në pushime me Xhensilën dhe vajzën e saj Ajka? Detajet që po bëjnë xhiron e rrjetit!

1 Min Read
xhensila myrtezaj dhe ledri vula ne nje lidhje

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë mohuar disa herë thashethemet

 

 

për një lidhje dashurie mes tyre. Të dy artistët janë shprehur se raporti i tyre është thjesht profesional.

Por fotot e fundit të publikuara nga Lokimagazine kanë hedhur dyshime serioze mbi deklaratat e tyre. Në imazhet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, Ledri shihet teksa mban Xhensilën nga trupi gjatë një momenti relaksi në plazhet e Ibizas.

Ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen është prania e vajzës së Xhensilës, Ajka, në të njëjtat pushime, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për natyrën e raportit mes dy këngëtarëve.

Vetë Xhensila ka publikuar disa foto që përkojnë me vendndodhjen dhe kohën e pushimeve, ndërsa Ledri ka preferuar të qëndrojë disi më diskret në rrjet.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ndaj fotove që janë bërë virale, por fansat janë të bindur: “Nuk ka më vend për mohime!”