Tërmetet “shkundën” Tiranën në orët e para të mëngjesit, sizmiologët tregojnë se sa rrezik ka

1 Min Read
Tërmetet “shkundën” Tiranën në orët e para të mëngjesit, sizmiologët tregojnë se sa rrezik ka

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë u regjistrua në orët

Tërmetet “shkundën” Tiranën në orët e para të mëngjesit, sizmiologët tregojnë se sa rrezik ka

 

e para të mëngjesit të sotëm me epiqendër në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë.

Lëkundjet u ndjenë kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke shqetësuar qytetarët, por sipas ekspertëve, nuk ka vend për alarm.

Sizmiologu Edmond Dushi e ka cilësuar tërmetin si një lëkundje të shkallës së moderuar, pjesë e një aktiviteti sizmik të vazhdueshëm në këtë zonë që nga fillimi i vitit.

“Është një tërmet i regjistruar në shkallë të moderuar. Vjen pas dhjetëra pasgoditjesh. Dhe kjo zonë, që prej janarit, është dalluar për aktivitet sizmik. Por është aktivitet normal,” – u shpreh Dushi.

Nga ana tjetër, Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të mos përhapin panik.

Sizmiologët kanë theksuar gjithashtu se ky tërmet nuk ka lidhje apo krahasim me intensitetin e tërmetit të rëndë të vitit 2019.