By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Ulamarkantho
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
Reading: Jeni te lodhur gjate dites? Ja cfare duhet te konsumoni per te pasur fuqi…
UlamarkanthoUlamarkantho
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Jeni te lodhur gjate dites? Ja cfare duhet te konsumoni per te pasur fuqi…

Last updated: June 22, 2025 9:33 am
admin
Këshilla AI
Share
4 Min Read

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon


Kur zgjoheni në mëngjes, a ndiheni të lodhur dhe pa energji?

Nëse përgjigjia është po, atëherë jeni në vendin e duhur për të zbuluar se si të keni më shumë gjallëri. Sekreti qëndron tek këto dy ushqime fanastike.

Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht. Nuk do të hiqni dorë prej saj është e sigurt.

Shqipëria ëshë një vend i bekuar me vajin më të mirë të ullirit dhe agrumet më të mira që mund të provoni në jetë.

Ky artikull i përgatitur nga AgroWeb.org do t’ju tregojë kombinimin e duhur të vajit të ullirit dhe limonit, i cili do të pastrojë organizmin tuaj nga të gjitha toksinat e dëmshme.

Në mëngjes do të ndiheni të rifreskuar dhe plot energji.

Kjo formulë magjike është përdorur në mbarë botën që në lashtësi.

Qytetërime të shumta besonin tek kjo përzierje dhe aftësitë e këtyre dy produkteve për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore.

Vlerat Shëndetësore
Të gjithë e dimë që vaji i ullirit është gurthemeli i dietës Mesdhetare.

Vaji i ullirit, sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ofron acidet yndyrore që na mundësojnë të luftojmë kolesterolin e keq.

Për më tepër, ai është një instrument i fortë për të larguar toksinat nga organizmi.

Jo më kot Grekët dhe Romakët e lashtë e thërrisnin vajin e ullirit: “lëngu i artë.”

Vaji i ullirit duhet të jetë një pjesë domethënëse e ushqimit të përditshëm.

Kur vjen puna tek limoni, na duhet të pranojmë që ai është një nga frutat më të shëndetshme.

Limoni është i mbushur me elementë të shëndetshëm, vitamina dhe antioksidantë.

Kur përzihen së bashku këto dy përbërës, ato transformohen në një lëng me fuqi të jashtëzakonshme që mund të trajtojë dhe parandalojë probleme të tilla si:

Shmang konstipacionin
Ekspertët thonë që nëse kombinoni vajin e ullirit me lëngun e limonit, do të përfitoni një lubrifikant natyral që do të zbusë mukusin tretës dhe të aktivizojë funksionet e mëlçisë dhe fshikëzës.

Kjo kurë kaq e thjeshtë por shumë efikase mbron organizmin, duke aktivizuar antioksidantët që largojnë toksinat, pastrojnë trupin dhe kujdesen për të.

Të gjitha këto proçese aktivizojnë tretjen dhe zbrapsin substancat e këqija nga trupi.

Mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
Të gjithë e dimë që vaji i ullirit është i mbushur me acide yndyrore që janë shumë të rëndësishëm për t’i dhënë shtysë pozitive të gjithë organeve dhe për të larguar kolesterolin e keq.

Vaji i ullirit dhe limoni kanë gjithashtu fuqi të panumërta shëruese, të cilat shërbejnë më së miri kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Lufton reumatizmën
Ky kombinim i fuqishëm ka veti anti-inflamatore. Nëse e konsumoni këtë lëng çdo ditë në mëngjes me stomakun bosh, do të zbusni dhimbjet e kyçeve.

Ekuilibron funksionet e fshikëzës së mëlçisë dhe tëmthit
Ekspertët thonë që nëse e konsumoni këtë përzjerje në mëngjes, do të shmangni krijimin e gurëve në tëmth.

Përpiquni të pini vaj ulliri, limon dhe ujë përpara se të hani mëngjes dhe në këtë mënyrë do të pastroni fshikëzën e tëmthit, mëlçinë dhe veshkat./AgroWeb.org

TAGGED:FuqiLimonLodhjeVaj Ulliri

Të Ngjashme

Yndyrnat ne gjak
Këshilla AI

8 mënyra natyrale për të ulur yndyrnat në gjak

Ulamarkantho
Ulamarkantho
Gastriti
Këshilla AI

Gastriti – Ja cilat jane produktet natyrale per nje zgjidhje…

admin
admin
Dhimbja e Mesit
Këshilla AI

Si të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi

admin
admin
Myku i thonjve
Këshilla AI

Myku i thonjve, kurat e duhura natyrale për një trajtim efikas

admin
admin
Ushqimet
Këshilla AI

Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

admin
admin
Rozmarina
Këshilla AI

Aftësitë Shëruese te ROZMARINES për Kujtesën, Reumatizmën dhe Dhimbjet e Muskujve

admin
admin
Gjumi, Lodhja
Këshilla AI

Të lodhur edhe pas gjumit? Ja ku mund të qëndrojë problemi!

admin
admin
Truri
Këshilla AI

Zbuloni shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?