By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: ‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së babait
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së babait

Last updated: June 15, 2025 3:53 pm
admin
ShowBizi
Share
4 Min Read

Disa ditë pas ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar, Ilir Shqina, djali i tij Darien,


ka ndarë me publikun disa fjalë zemre për babain e tij, për njeriun që gjithmonë i ka mësuar si të jetë një njeri i drejtë, edhe atëherë kur padrejtësitë dhe vështirësitë i zinin rrugën.

“Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor…”, kështu e nis Darien postimin për të atin, teksa më tej e kujton me dashuri dhe respekt figurën e tij.

Mes rreshtave ai ka “zbrazur” dhimbjen që ndjen në zemër për këtë humbje të madhe, por edhe krenarinë për atë çfarë ai i la pas.

Për Darien i ati është aty dhe kështu do të vijojë të jetë, ndonëse jo fizikisht, por përmes mësimeve dhe këshillave me të cilat e ka rritur dhe që do e mbrojnë dhe ndjekin kudo ku të shkojë.

“Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe je mbrojtësi im,” vijon ai, duke përshkruar më tej ndikimin e thellë që ai ka pasur në formimin e tij si njeri, duke e kujtuar si një udhëheqës me integritet, njeri të drejtë dhe një figurë frymëzuese që kishte një pasion të vërtetë për diplomacinë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Diplomati dhe ish-bashkëshorti i Grida Dumës, u nda papritur nga jeta katër një javë më parë, duke lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Ilir Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog.

Postimi i plotë:

Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor, Iliri Shqinës. Prita për ta lënë mëndjen të qetësohet dhe për ti lënë dhimbjes kohën e vetë të nevojshme.

Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im. Ti përfaqëson një pjesë dërrmuese të jetës si njeriu më i rëndësishëm bashkë me mamin. Ke farkëtuar tek unë forcat më të nevojshme për jetën që po jetoj dhe që do ta jetoj, dhe për veten, dhe për familjen time. Më ke treguar mrekullitë e studimeve, arritjeve, dhe historisë njerëzore, që tani i mbaj si pjesë e identitetit tim. Më ke temperuar të jem vetja dhe i drejti edhe në momentet kur mashtrimi do të më bënte t’ja hidha situatave të veshtira në afatshkurtësinë e vetë të keqe, siç bëjnë boll njerëz më të pakët.

Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë. Ke balancuar drejtësinë me interesat dhe ke mirëkupuar njërez gjatë gjithë viteve nëpër vendet më të rëndësishme të botës për përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Tani je në një vend më të mirë. Nuk detyrohesh më të kosiderosh dakortësi dhe veprime të padrejta dhe qëndron brënda asaj drejtesie që të karakterizon si njeriu e shpirti i gjërë që je! Më shikon mua duke ecur përpara, dhe e kupton që dhe pa prezencën tënde thjesht fizike këtu, unë do të jem mirë dhe ne do të jemi mirë.

Ama do të ta kem nevojën deri sa të bashkohemi sërisht bashkë. Do të më drejtosh në një botë që e njihje më mirë se shumëkush dhe i dalloje mirë të gjithë elementët e saj të këqia.

Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!

TAGGED:Grida Duma

Të Ngjashme

Rezart Veleshnja
ShowBizi

Rezart Veleshnja rrëfen prapaskenat e “Portokalli”: Kam kapur dy aktorë në një moment i…

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

“Financat do vijnë duke u përmirësuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

admin
admin
Jozi, BBV4, Loredana
ShowBizi

Çfarë po ndodh me Jozin? Loredana flet për periudhën e vështirë që po kalon: Nuk jam shë…

admin
admin
Enada Hoxha, Gerd Vaso
ShowBizi

Ndarja nga bashkëshorti pas shumë vitesh martesë, Enada Hoxha ka një mesazh për tradhtinë: Atyre që shkaktojnë ndarjen e familjeve…

admin
admin
ShowBizi

Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të Horoskopit

admin
admin
Egli Tako, BBV4,a
ShowBizi

E papritur, Egli merr vendim e MADH

admin
admin
Diabeti
ShowBizi

Si ta parandalojme Diabetin? Keto jane pese hapa qe mund te beni ne shtepi.

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?