Egli Tako mahnit me veshjen tradicionale në projektin e ri

1 Min Read
Egli Tako, BBV4,a

Këngëtarja e njohur shqiptare Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një pamje magjepsëse nga prapaskenat e projektit më të fundit muzikor,

Egli Tako mahnit me veshjen tradicionale në projektin e ri

duke rritur ndjeshëm pritshmëritë për publikimin e radhës.

Në një postim të publikuar në Instagram, Egli shfaqet e veshur me një kostum tradicional mbreslënës, të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe,

që jo vetëm reflekton trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe thekson elegancën dhe bukurinë e saj karakteristike.

 

Me mbishkrimin: “Pak behind the scenes deri sa të dalin këngët NESEEEER”, Egli paralajmëroi se projekti i ri do të publikohet ditën e nesërme, duke shtuar entuziazmin tek fansat.

Egli Tako mahnit me veshjen tradicionale në projektin e ri
Projekti titullohet “SHUJ SHUJ – KU JE NIS” dhe vjen në bashkëpunim me dy artistë të njohur të skenës shqiptare: Fifi dhe Dj Gimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Egli Tako (@eglitakoooo)