By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Ulamarkantho
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
    • Politikë
    • Moti
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
Reading: Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…
UlamarkanthoUlamarkantho
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
  • Moti
  • Politikë
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

Last updated: May 21, 2025 12:30 pm
By admin
Këshilla Shëndeti
Share
4 Min Read

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin

Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na dhuron natyra jonë, një lule e vogël, por me fuqi vërtet të mëdha!

E njohur që nga kohët e gjysheve tona, kjo mrekulli e natyrës lulëzon në pranverë, por shëron gjatë gjithë vitit.

Me vetitë e saj qetësuese, kundër stresit, pagjumësisë, shqetësimeve kardiake, pastrimit të gjakut dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore, ajo është një thesar që shumica e njerëzve e kalojnë pa e vënë re.

Të Ngjashme

Ylli Merja
Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..
Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…
Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, zbulojmë së bashku si ta njohim, si ta përdorim dhe si të përfitojmë nga kjo dhuratë falas e natyrës.

“Këto lule të verdha relaksojnë trurin, mushkëritë dhe zemrën. Në rrënjët e aguliçes gjenden shumë përbërës kimik, të cilët janë aleate për një shëndet të mirë: saponina, triterpene antiinflamatore e analgjezike.

Ndërsa në lule gjenden glikozidet fenolike, flavonoidet – frenuese të sëmundjeve të zemrës, mushkërive, alzaimerit dhe qetësuese të sistemit nervor”, thekson Merja në fillim të bisedës.

Sot kjo bimë po studiohet për vetitë antikancerogjene, për trajtimin e alergjive, sëmundjeve reumatizmale, ekzemave dhe puçrave në lëkurë.

“Aguliçja lulëzimin e saj e ka në pranverë, pasi mblidhet mund të përdoret e freskët ose e tharë.

Përdorimet në çaj të kësaj bime janë të shumta, të cilat kombinuar dhe me bimë të tjera medicinale sjellin një efikasitet të madh në luftimin e shumë problematikave shëndetësore”, thotë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

Përdorimet e çajrave me aguliçe janë të shumta, mund të përdoret si lulja, gjethja ashtu dhe rrënja.

– Për kollën dhe për relaksimin e trurit, qetësimin e sistemit nervor: Në 200 ml ujë përvëlojmë një lugë gjelle me bimën e aguliçes. Pihen 2-3 doza në ditë.

– Për pagjumësinë: Në 0,5 litër ujë ziejmë dy minuta një lugë aguliçe, një lugë bar blete dhe një lugë çaji valerjanë.

– Për largimin e gulçimeve në zemër: Në 0,5 litër ujë ziejmë dy minuta një lugë aguliçe, një dorë murriz lule, një lugë livando. Çaji pihet gjatë ditës.

– Për pastrimin e mushkërive: Në 0,5 litër ujë ziejmë dy minuta një lugë aguliçe, një dorë zhumbricë, tre gjethe dafine ose tre feta xhinxher të njomë. Pihen 2-3 gota në ditë.

– Për shtimin e qumështit te nënat gjidhënëse: Në 0,5 litër ujë ziejmë dy minuta një lugë aguliçe, një lugë lule shtogu, një lugë sherebelë. Çaji pihet gjatë ditës.

– Për trajtimin e ekzemave: Në 1 litër ujë ziejmë 4-5 minuta një dorë lëvore shelgu. Shtojmë një dorë gjethe aguliçe ose lule dhe një dorë angjinare dhe i lëmë të ziejnë për 2 minuta. Me çajin lajmë lëkurën e irrituar 2 herë në ditë.

– Për pastrimin e gjakut dhe largimin e toksinave: Në 0,5 litër ujë ziejmë 2 minuta një dorë hithra, një dorë radhiqe, një lugë aguliçe. Çaji pihet gjatë ditës.

Pyetjes së moderatores se kush nuk duhet ta përdorë aguliçen, Merja i përgjigjet duke thënë se kjo bimë duhet evitur nga personat alergjikë ndaj acidit salicilik, alergji nga aspirina. Gratë shtatëzana, pasi sjell qumësht para kohe si dhe personat që marrin medikamente kundër mpiksjes së gjakut.

 

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve dhe problematikave të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

TAGGED:Ylli Merja

Të Ngjashme

Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

admin
admin
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

admin
admin
Ylli Merja, Koliti
Këshilla Shëndeti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale qe do tju…

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?