“Një provinciale që donte të bëhej qytetare…”/ G-Bani shpërthen ndaj Danjës

1 Min Read
“Një provinciale që donte të bëhej qytetare…”/ G-Bani shpërthen ndaj Danjës

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka bërë një

deklaratë të fortë ndaj Danja Kokës, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

“Një provinciale që donte të bëhej qytetare…”/ G-Bani shpërthen ndaj Danjës

I ftuar në emisionin “Mos i bjer me Top”, këngëtari i njohur tha se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj, duke shtuar:

“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj askënd, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë”, tha G-Bani.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi konsiderohet një koment i ashpër, andaj mbetet për t’u parë nëse Danja do të reagojë ndaj kësaj deklarate.