Nuk doli nga fjala, Gjesti mbanë premtimin që askush nuk e priste (Foto)

2 Min Read
Nuk doli nga fjala, Gjesti mbanë premtimin që askush nuk e priste (Foto)

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, u shpall fitues i sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, pas një rrugëtimi të gjatë, sfidues dhe shpesh të dhimbshëm.Nuk doli nga fjala, Gjesti mbanë premtimin që askush nuk e priste (Foto)

 

Pavarësisht ofendimeve, presionit psikologjik dhe një episodi dhune fizike, ai arriti ta fitonte zemrën e publikut dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gjesti krijoi një lidhje të afërt dhe shumë të komentuar me Eglin, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të edicionit.

 

Por pak ditë para finales, ai befasoi me një deklaratë të fortë: “E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta… Sapo të dal, bllok e ke.”

Kjo deklaratë ngriti shumë pikëpyetje dhe për disa, u duk si fundi i një lidhjeje që nisi me shumë emocione.

Por… a e mbajti fjalën Gjesti?

Pas përfundimit të spektaklit, fansat kanë vëzhguar me vëmendje çdo lëvizje të çiftit në rrjete sociale — dhe rezultati është surprizues!

Jo vetëm që Gjesti nuk e ka bllokuar Eglin, por dyshja duket më e afërt se kurrë. Ata janë parë shpesh bashkë, madje kanë publikuar foto pranë njëri-tjetrit, duke treguar se raporti mes tyre jo vetëm që nuk është ftohur, por ndoshta po bëhet më i fortë jashtë shtëpisë.Nuk doli nga fjala, Gjesti mbanë premtimin që askush nuk e priste (Foto)

Ndjekësit tani pyesin: A kemi të bëjmë me një histori dashurie që do të vazhdojë edhe jashtë kamerave?