Rozana Radi tregon pse nuk reagoi kur Jozi e sulmoi Gjestin: Unë nuk e pash atë moment, isha…

2 Min Read
Rozana Radi, BBV4,a

Këngëtarja dhe finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, ka sqaruar mbrëmjen e djeshme përpara mysafirëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,

Rozana Radi tregon pse nuk reagoi kur Jozi e sulmoi Gjestin: Unë nuk e pash atë moment, isha...

arsyen pse ajo nuk reagoi në momentin kur Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë gjysmëfinales live.

Në një bisedë të sinqertë me figurat e njohura të ekranit të Top Channel, të cilët hynë për të kaluar kohë me banorët, prezantuesja Bieta Sulo e pyeti hapur Rozanën për mungesën e reagimit të saj ndaj një momenti të konsideruar të shëmtuar televizivisht.

Rozana u shpreh se ishte e tronditur dhe nuk kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur. “Një moment shumë i çuditshëm…

njerëzit që më njohin e dinë që nëse unë shoh në rrugë një burrë që i bërtet një gruaje, unë zbres nga makina”, tha ajo.

Ajo shtoi se ishte pas Jozit në atë moment dhe nuk e pa direkt veprimin: “Unë u mpiva komplet dhe kam zbritur te Gjesti. Nuk e kam parë atë momentin, kam qenë mbas Jozit… e di si ka qenë momenti? Kam dalë këtu në bahçe dhe ata kanë dalë duke qeshur të dy, dhe unë mendova se ata e kanë bërë me fjalë që të bënin një show të madh”.

Këngëtarja e njohur përfundoi rrëfimin duke treguar se vetëm kur pa fytyrën e Gjestit, e kuptoi që situata ishte serioze: “Kur kam parë Gjestin, jam ulur dhe e kam parë. Kaq ka qenë gjëja”.

Deklarata e saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, ndërsa banorët ndodhen vetëm pak ditë larg finales së madhe, që do të shpallë fituesin e edicionit të katërt të BBVA. /Telegrafi/