“Tash që dogja …”, G-Bani i kërkon falje Gjestit dhe i bën një dhuratë

2 Min Read
G Bani, Gjesti, BBV4,a

Ish-banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania 4, G-Bani, ka befasuar ndjekësit me një qëndrim publik të qartë dhe emocional,

“Tash që dogja …”, G-Bani i kërkon falje Gjestit dhe i bën një dhuratë

duke shpërndarë një mesazh ku tregon se është duke votuar masivisht për finalistin Gjestin.

Në një postim të ndarë në Instagram, G-Bani jo vetëm që zbulon votën e tij, por e shoqëron me një tekst që rrëfen shumë më tepër sesa thjesht një preferencë televizive:

“Tash që e dogja finalen në shenjë proteste për ruzaren e hedhur në pishinë, besoj kam të drejtë të votoj për cilin ma don shpirti.”

Por pjesa më e ndjeshme dhe më e komentuara e deklaratës është padyshim dedikimi i tij personal, që shkon thellë përtej lojës:

“Gjestit të falemnderit për urimin që bane për babin tim dhe më fal për sa herë t’kam ra në qafë me të pa drejtë!”

Këtë moment reflektimi, G-Bani e shoqëron me një pranim të ndershëm të dëshirës së tij fillestare për të fituar vetë:

“Kisha dash me fitu vet’, ama nga ata që kanë ngel aty, më dukesh ma i miri për çmimin e parë.”

Dhe për ta përmbyllur, ai nuk le vend për dilema apo spekulime: “Për hajr edhe hajde ma gjall!” – një urim që vjen nga zemra dhe që e bën të qartë se për G-Banin, fituesi moral dhe real i këtij edicioni është Gjesti.

“Tash që dogja …”, G-Bani i kërkon falje Gjestit dhe i bën një dhuratë