By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: Finalja e BBV/ Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert i vërtetë, qershia mbi tortë do te jete…
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Finalja e BBV/ Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert i vërtetë, qershia mbi tortë do te jete…

Last updated: April 16, 2025 2:23 pm
admin
ShowBizi
Share
4 Min Read

Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, e cila premton surpriza për publikun.

Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë.

Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.

 

“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon.

Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio,

edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti.

Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm.

Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.

E kemi konceptuar pjesën jashtë, në edicionet e kaluara thuhej emri i fituesit, në një hapësirë ku njerëz që duan ta shijojnë nga më afër programin, jo nga rehatia e shtëpisë apo vendit ku mblidhen me miqtë dhe familjarët, ta bëjnë pikërisht këtu.

Në botë ekziston kjo ideja që gjenerata Z e quan ‘viewing party’, një mbledhje ku ti shikon një program, por jo vetëm aq, këtu do të ketë performance muzikore,

të cilat do ta kthejnë gjithë këtë në një koncert të vërtetë 6 orë, fatmirësia jonë këtë edicion është se kishim artistë të jashtëzakonshëm, kemi patur edicionin me më shumë artistë të cilët kanë prodhuar këngë brenda apo sapo kanë dalë nga shtëpia e BBV,

hitet e të gjithë këtij sezoni do të këndohen dhe përcillen me dashuri nga i gjithë publiku i cili vjen nga gjithandej, kam dërguar për organizime nga qytete të Shqipërisë,

por edhe nga Kosova është duke ndodhur e njëjta gjë për të ardhur për të parë, fatmirësisht vendi mban, por biletat janë të reduktuara, vendi është i madh, por jo aq i madh.

Biletat mund t’i gjeni lehtësisht online, çdo gjë ka kaluar online tani, nëse jeni akoma me të vjetrën dhe doni ta merrni biletën fizikisht janë dy vendndodhje, zyrat në Kashar dhe Arena Center.

Praktikisht është e lehtë për të marrë, bileta ka një çmim simbolik, qëllimi është të mblidhemi së bashku jo vetëm ne që kemi jetuar çdo ditë me këtë përvojë, por jam i bindur që publiku për çdo banor është kthyer në një tifoz të jashtëzakonshëm dhe tifozeria këtë vit ka qenë një ndër më të mirat të gjitha edicioneve”, tha Liço.

TAGGED:aBBV4Ledjon Lico

Të Ngjashme

ShowBizi

Nuk ndalet me vajzat e njohura/ Meritoni në lidhje të re, a ishte tradhtia arsyeja e ndarjes me Ilnisën?

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

admin
admin
Alba, Ferma Vip, Lim Hoti
ShowBizi

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

admin
admin
Kiara Tito
ShowBizi

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

admin
admin
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
ShowBizi

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

admin
admin
Loredana, BBV4
ShowBizi

“E adhuroj kohën me të…” – Loredana zbulon me kë ish-banore të BBV 4 ka komunikim

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

Këto shenja Horoskopi të përgatiten për ndryshime në karrierë para fundit të qershorit

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

“Dita nis me tension…”/ Horoskopi për 13 qershor 2025: Një lajm i papritur mund të ndryshojë…

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?