Dea Mishel befason me mendimin e saj për çiftin Gjesti-Egli

1 Min Read
Dea Mishel befason me mendimin e saj për çiftin Gjesti-Egli

E ftuar në emisionin “Fun Club”, Dea Mishel dha mendimin e saj mbi dinamikën mes Eglit dhe Gjestit,

Dea Mishel befason me mendimin e saj për çiftin Gjesti-Egli

 

duke komentuar një nga klipet ku ata shfaqeshin duke u përpjekur të sqaronin marrëdhënien mes tyre.

Dea u shpreh: “Kur i shikon, sikur te ky klipi qe po mundoheshin te sqaroheshin, duken shumë të këndshëm bashkë edhe kjo është ajo gjëja se ti mendon që kjo gjëja mund të funksionojë.

“Por, që nga fillimi, ata të dy kanë kërkuar gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri, kanë folur një gjuhë shpirtërore të ndryshme dhe nuk janë kuptuar dhe kanë përfunduar në një situatë toksike”, thotë më tutje Dea.

“Egli vetë e thotë që ‘unë pres nga ty që të të befasohem’, pra ajo vetë e di dhe e pranon brenda vetes që kjo gjë ka shumë gjasa që të mos funksionojë dhe do të ishte befasi nëse do të funksiononte”, përfundon ajo.

E pyetur për momentin kur Egli e bën Gjestin të bëjë be në kokën e motrës, Dea shtoi: “Egli ka frikë se ai po luan me ndjenjat e saj, duke ditur se Gesti ka qenë më i shkëputur emocionalisht, siç e ka thënë edhe vetë ai”.