Aksident i frikshëm në vend, humbin jetën 2 persona!

1 Min Read
Aksident i frikshëm në vend, humbin jetën 2 persona!

Një aksident i rënë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, ku një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Uniformat blu bëjnë me dije se Burhan Gjoka dhe Destan Gjeta kanë ndërruar jetën ndërsa shtetasi A.Gj., ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti