Ish-banorja e BBVA jep lajmin e ëmbël, bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

1 Min Read
Ish-banorja e BBVA jep lajmin e ëmbël, bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

Xheisara Frisku, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Sol

Lajmin e ka ndarë vetë përmes një postimi në rrjete sociale, duke publikuar disa imazhe nga momentet e para pas lindjes

Në mesazhin e saj, Xheisara përshkruan emocionet e mëmësisë dhe përjetimet gjatë shtatzënisë, duke i cilësuar si ndër më të fortat që ka provuar ndonjëherë.

“Pas shumë ditësh pa gjumë, ndërsa po mësojmë të njohim njëra-tjetrën, ndjej nevojën ta falënderoj me gjithë shpirt për durimin dhe kujdesin që ka treguar,” shkruan ajo mes të tjerash.

Xheisara dhe vogëlushja Sol janë në gjendje të mirë shëndetësore.