U shfaq duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti shpërthen ndaj Sokol Ballës ‘Sa e shëmtuar…’

1 Min Read
U shfaq duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti shpërthen ndaj Sokol Ballës 'Sa e shëmtuar...'

Një foto e gazetarit të njohur Sokol Balla, ku shihet duke puthur në buzë vajzën e tij, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Pamja ka rikthyer në qendër të debatit kufijtë e mënyrave të shprehjes së dashurisë prind-fëmijë në publik.

Pjesë e reagimeve ka qenë edhe gazetarja Enki Bracaj, e cila ka kundërshtuar veprimin përmes një postimi në Instagram.

“Sa e shëmtuar. Jam dhe do të jem gjithë jetën kundër puthjes në buzë të vajzave nga babai. Nuk ka lidhje me dashurinë e prindit”, ka shkruar ajo.

U shfaq duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti shpërthen ndaj Sokol Ballës 'Sa e shëmtuar...'

Në një tjetër reagim, Bracaj ka ngritur pyetjen nëse një akt i tillë do të ishte pranuar po aq lehtësisht nëse nuk do të vinte nga një person me status të lartë profesional apo financiar.

Veprimi i Ballës nuk është shoqëruar me ndonjë reagim publik nga vetë ai, ndërsa debati vazhdon në platformat sociale ku ndjekës të ndryshëm ndajnë qëndrime të kundërta.