Video/ Tmerr në det! Anija shpërthen në flakë, 280 pasagjerë hidhen në ujë! 5 të vdekur

2 Min Read
Video/ Tmerr në det! Anija shpërthen në flakë, 280 pasagjerë hidhen në ujë! 5 të vdekur

Një anije me 280 persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi, ndërsa raportohet për 5 viktima.

 

Momentet tragjike u kapën nga kamerat e telefonave celularë dhe qarkulluan në mediat sociale. Pamjet tregojnë zjarrin e madh dhe një re të dendur tymi që ngrihet në qiell.

Zjarri shpërtheu në anijen KM Barcelona, e cila po operonte në itinerarin Manado-Tahunda, sot rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.

Pasagjerët filluan të bërtisnin nga paniku dhe të qanin nga frika. Të gjithë veshën jelekët e shpëtimit dhe, me ndihmën e ekuipazhit, u hodhën në det. Në fakt, fotografitë dhe pamjet filmike kapën shumë prej tyre duke lundruar në ujë, në përpjekje për t’u larguar nga anija që po digjej.

Një video tjetër tregon një fëmijë të vogël që shpëtohet nga një burrë, i cili rrëfen incidentin e pabesueshëm. Ai e mban në krahë fëmijën e vogël që kollitet.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Tre anije shpëtimi, KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F, nxituan në vendngjarje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TVRI Nasional (@tvrinasional)

TAGGED: