‘O bir, si e le nënë në Zl!’ E zuri korrenti teksa po montonte skelën, 32-vjeçari humb jetën!

1 Min Read
'O bir, si e le nënë në Zl!' E zuri korrenti teksa po montonte skelën, 32-vjeçari humb jetën!

Në foto është 32-vjeçari Zef Lorenci nga fshati Merqi i Lezhës, i cili humbi jetën pasditen e së shtunës pasi ra në kontakt ne energjinë elektrike teksa po montonte një skenë për zhvillimin e një koncerti në shëtitoren e Shëngjinit.

Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, trupi i pajetë i të riut është tërhequr nga familjarët.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë.

Sipas të dhënave paraprake, Zef Lorenci humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Në lidhje me ngjarjen, hetimet janë ende në vijim.