Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në rrugën e Borshit.
Paraprakisht, bëhet me dije se viktimat janë një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeçe.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me një furgon, kur janë përplasur me një mjet tjetër.
Nga përplasja e fortë, të lënduar kanë mbetur dhe dy persona të tjerë.
Shërbimet e Policisë dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje,
për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të dërguar dy të plagosurit drejt spitalit, për ndihmën e parë.
Aksidenti sapo ka ndodhur dhe identitetet e viktimave dhe të plagosurve nuk janë zbardhur ende.
Vijon…