Aksident trondites në vend, dy persona pIagosen rëndë…

1 Min Read
Aksident trondites në vend, dy persona pIagosen rëndë...

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Gorre.

Burime për media kanë raportuar se në aksident është përfshirë në automjet tip “Benz” dhe një motomjet tip triçikël. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur rëndë dy persona, të cilët tashmë ndodhen në spitalin e Lushnjës duke marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet policia me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa mendohet se shkak për aksidentin të jetë bërë një manovër e gabuar në parakalim.