Xheneta s’lë gjë pa thënë për Egli Takon: “Përdor gjithçka veç talentin” (Foto)

1 Min Read
Xheneta s’lë gjë pa thënë për Egli Takon: “Përdor gjithçka veç talentin” (Foto)

Një reagim nga Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, pasi ajo duket se ka thumbuar publikisht Egli Takon.

Shkak është bërë performanca e fundit e Eglit, e cila u ngjit në skenë me flamurin shqiptar mbi supe gjatë një koncerti ku u përçuan mesazhe patriotike.

Xheneta ka publikuar në rrjet një deklaratë ku shkruan:
“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah.”

Ajo shkon më tej, duke bërë krahasime me artistët ndërkombëtarë:
“Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemer, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

Në përfundim, ajo lëshon një deklaratë të drejtpërdrejtë:
“Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet.”