Ishte shpallur i zhdukur nga JOQ, Arbeni gjendet i vd*kur: E përplasi një makinë më 19 korrik…

1 Min Read
Ishte shpallur i zhdukur nga JOQ, Arbeni gjendet i vd*kur: E përplasi një makinë më 19 korrik...

Arben Byku, 55-vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 27 qershorit, është gjetur i vdekur në morgun e Tiranës, pas një aksidenti automobilistik.

Për më shumë se një muaj, familjarët nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij, dhe pas publikimit në JOQ ata janë kontaktuar nga morgu i Tiranës.

Mësohet se Arbeni ka humbur jetën më 19 korrik, si pasojë e përplasjes nga një makinë në Durrës, por rrethanat mbeten ende të paqarta.

Familja shpreh indinjatën dhe dhimbjen për mungesën e njoftimit zyrtar nga autoritetet, duke e bërë identifikimin vetë, pas më shumë se një muaji ankthi dhe kërkimesh.

Mesazhi i familjarëve:

“Joq pershendetje, babai im ka vdekur qe nga data 19 sapo u paraqitem ne morgun e Tiranes. Me shkrim skemi mar asgje deri neser. Thane qe e kane perplas me makine ne Durres. Polocia e Durresit sna ka lajmeruar per asgje ne lidhje me kte rast. Po jemi siguruar qe eshte ai e pa mami dhe vllai ne morg