Cfarë ndodhi? Moderatorja e shumë njohur largohet nga Top Channel, ja arsyeja!

1 Min Read
Cfarë ndodhi? Moderatorja e shumë njohur largohet nga Top Channel, ja arsyeja!

Pas shtatë vitesh në ekranin e Top Channel, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga televizioni ku u bë e njohur për publikun.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Spanca konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “E Diell”.

“Edhe sot më kujtohet dita e parë kur e nisa këtë rrugëtim. Isha një vajzë që nuk e kishte aspak në plan televizionin…

Dhe pikërisht aty nisi gjithçka”, shkruan ajo në postimin e saj, duke shtuar se vendimi për t’u larguar lidhet me dëshirën për të nisur një etapë të re profesionale.

Cfarë ndodhi? Moderatorja e shumë njohur largohet nga Top Channel, ja arsyeja!

“Shpresoj që shumë shpejt të shihemi sërish – në projekte të reja, ndoshta ndryshe, por gjithmonë me të njëjtën dashuri,” përfundon mesazhin e saj prezantuesja.