E rëndë ! Burri aksidenton për vdekje me makinë bashkëshorten në oborrin e shtëpisë

1 Min Read
E rëndë ! Burri aksidenton për vdekje me makinë bashkëshorten në oborrin e shtëpisë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hotesh, të Dibrës.

Policia njofton se një person ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka aksidentuar për vdekje bashkëshorten e tij.

Aksidenti ka ndodhur në oborrin e banesës së tij teksa bashkëshorti po kthente automjetin, i cili është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit duke aksidentuar për vdekje bashkëshorten.

“Rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Pak më herët një tjetër aksident tragjik ndodhi në Krujë ku babai përplasi aksidentalisht për vdekje të bijën e tij 4 vjeçe.