Lajm i bukur: Ish banorja e BBVA bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

1 Min Read
Lajm i bukur: Ish banorja e BBVA bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

Xheisara Frisku, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Sol
Lajmin e ka ndarë vetë përmes një postimi në rrjete sociale, duke publikuar disa imazhe nga momentet e para pas lindjes

Në mesazhin e saj, Xheisara përshkruan emocionet e mëmësisë dhe përjetimet gjatë shtatzënisë, duke i cilësuar si ndër më të fortat që ka provuar ndonjëherë.

“Pas shumë ditësh pa gjumë, ndërsa po mësojmë të njohim njëra-tjetrën, ndjej nevojën ta falënderoj me gjithë shpirt për durimin dhe kujdesin që ka treguar,” shkruan ajo mes të tjerash.

Xheisara dhe vogëlushja Sol janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xheisara Frisku (@isthatxheisara)