Sa keq! Ndërron jetë një person në plazhin e Durrësit

0 Min Read
Sa keq! Ndërron jetë një person në plazhin e Durrësit

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit të hënën.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, ku shtetasi Sh. A., 66 vjeç,

banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.