Këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi kritikon performancën e Eglit: Uroj të jetë ndonjë mo…

1 Min Read
Këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi kritikon performancën e Eglit: Uroj të jetë ndonjë mo...

Këngëtarja Albina Kelmendi ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos.

Kjo e fundit, në një nga koncertet e saj, interpretoi “Mora fjalë”, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që shumë komentues e cilësuan si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike.

Së fundmi, Albina Kelmendi ka shpërndarë në Instastory performancën e Eglit, duke shkruar:

“Më falni edhe mua që po e shpërndaj!

Uroj të jetë ndonjë montazh i keq,” shkruan ajo.

Këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi kritikon performancën e Eglit: Uroj të jetë ndonjë mo...

Ndërkohë, nga ana e Eglit nuk ka ende një reagim mbi komentet e shumta që kjo performancë ka shkaktuar.

Pas daljes nga “BBVA”, Egli ka qenë mjaft aktive në muzikë, duke publikuar disa këngë. Po ashtu, ajo ka nisur edhe një tur koncertesh në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emma (@emma_for_lifee)