‘Gushti me të papritura…’ parashikimi sipas Jorgo Pullës ‘Kini parasysh këto DATA!’

11 Min Read
'Gushti me të papritura...' parashikimi sipas Jorgo Pullës 'Kini parasysh këto DATA!'

I ftuar në një studio televizive, astrologu i njohur Jorgo Pulla solli parashikimin mujor për gushtin 2025,

një muaj të zjarrtë me surpriza të mëdha. Dielli mbetet në Luan për tre javët e para të muajit duke sjellë energji, gëzim dhe dëshirë për të shijuar jetën.

Mërkuri, planeti i komunikimit dhe udhëtimeve, gjithashtu qëndron në Luan gjatë gjithë muajit duke favorizuar bisedat e hapura, romancat dhe mendimet pozitive. Hëna e plotë në Ujor më 9 gusht ndikon fuqishëm në miqësitë, jetën shoqërore dhe mënyrën se si e shohim botën. Venusi qëndron në Gaforre gjatë pjesës së parë të muajit dhe takohet me Jupiterin më 11 gusht, një moment i rrallë që sjell fat, dashuri dhe mundësi të veçanta.

Nga 6 gushti, Marsi largohet nga Virgjëresha dhe kalon në Peshore, duke sjellë qetësi dhe ekuilibër në marrëdhënie dhe ekonomi. Në fund të muajit, Venusi hyn në Luan më 26 gusht, duke sjellë një shpërthim pasioni dhe romance përpara ardhjes së vjeshtës.

Dashi

Ky muaj përjeton një rritje të madhe energjie dhe një dëshirë të shtuar për të marrë iniciativa të reja. Marsi që kalon në Peshore pas datës 6 gusht ndihmon të balanconi më mirë jetën financiare dhe të përmirësoni marrëdhëniet e punës. Do të keni mundësi të rëndësishme për të bashkëpunuar me persona të rinj dhe për të krijuar projekte të reja. Hëna e plotë në Ujor më 9 gusht do të sjellë takime të reja në jetën tuaj shoqërore dhe mund të hapë një derë të rëndësishme për të ardhmen. Në dashuri, Afërdita në Luan sjell qartësi dhe siguri në zgjedhjet tuaja emocionale. Çiftet do të kalojnë momente të bukura bashkë, madje edhe një udhëtim i shkurtër mund të rikthejë pasionin. Beqarët do të kenë shumë mundësi flirtimi dhe romanca të papritura që mund të kthehen në diçka më serioze.

Demi

Këtë muaj do të përjetojë një rikthim të fuqishëm të energjisë pozitive në punë dhe në ekonomi. Afërdita, guvernatorja juaj, kalon në Luan më 26 gusht dhe sjell mundësi të reja profesionale, rritje të të ardhurave dhe përmirësim të imazhit tuaj. Mund të merrni një propozim për bashkëpunim që do të ndryshojë ritmin e karrierës suaj. Hëna e plotë në Ujor ndikon tek marrëdhëniet afatgjata dhe mund të sillte vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e një lidhjeje. Takimi i Jupiterit me Afërditën më 11 gusht është një moment i veçantë që sjell fat në dashuri dhe lidhje të reja të qëndrueshme. Në planin emocional, do të ndiheni më të sigurt dhe më të vendosur për të kërkuar atë që dëshironi.

Binjakët

Do të kenë një muaj plot lëvizje dhe dinamizëm. Komunikimi do të jetë arma juaj më e fortë. Plutoni në kënd pozitiv me Diellin më 15 gusht hap rrugë për projekte të reja, negociata të suksesshme dhe përmirësim të ndjeshëm në të ardhura. Mërkuri në Luan do t’ju ndihmojë të udhëtoni për punë dhe të njihni persona të rinj me rëndësi për të ardhmen profesionale. Në dashuri, Venusi do të zbusë tensionet e së kaluarës dhe do të sjellë qartësi të reja në marrëdhënie. Beqarët do të kenë takime të rëndësishme pas datës 12 gusht dhe një njohje që fillon si flirt mund të kthehet në lidhje të thellë.

Gaforrja

Është ndër shenjat më të favorizuara të gushtit. Jupiteri në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit sjell fat dhe mbështetje në çdo fushë të jetës. Marsi që kalon në Peshore më 6 gusht do të ndikojë në financa dhe marrëdhënie familjare, duke sjellë një ekuilibër më të madh. Venusi në shenjën tuaj gjatë tre javëve të para të gushtit, në kombinim me takimin me Jupiterin më 11 gusht, krijon një atmosferë të rrallë romantike. Do të ndiheni të mbushur me dashuri dhe gati për të bërë hapa të mëdhenj në jetën tuaj sentimentale. Pas datave 13 dhe 22 gusht, njohjet e papritura do të kthehen në lidhje serioze, ndërsa çiftet do të kalojnë momente të paharrueshme.

Luani

Protagonisti i këtij muaji do të ndriçojë më shumë se kurrë. Ky është momenti për të marrë atë që dëshironi. Saturni në Dash krijon një gjashtëkëndësh me Uranin në Binjakë më 12 gusht, duke sjellë mundësi të sigurta profesionale dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Në dashuri, gushti favorizon flirtin, romancat dhe njohjet e reja përmes miqve, rrethit shoqëror dhe mediave sociale. Ata që janë në një lidhje do të shijojnë një jetë shoqërore më intensive dhe emocionuese me partnerin. Do të ndiheni më të lirë për të shprehur ndjenjat tuaja dhe do të merrni përgjigje pozitive nga të tjerët.

Virgjëresha

Përjeton një muaj me ritme intensive dhe vendime të rëndësishme. Gushti sjell shkëlqim profesional dhe rritje financiare. Mund të shfaqen mundësi për ndryshim karriere ose për të marrë më shumë përgjegjësi në punë. Megjithatë, duhet të shmangni investimet e rrezikshme dhe të fokusoheni në projekte afatgjata që sjellin stabilitet. Në dashuri, përforconi komunikimin me partnerin, sepse Mërkuri retrograd mund të sjellë keqkuptime të vogla. Beqarët do të kenë mundësi të dalin nga vetmia dhe të përjetojnë momente intensive, ndërsa një miqësi e vjetër mund të rikthehet në mënyrë të papritur.

Peshorja

Ka një gusht të mbushur me pasion dhe transformim të marrëdhënieve. Nën ndikimin e Plutonit dhe Uranit, do të hapeni ndaj mundësive të reja dhe do të rishikoni marrëdhëniet personale dhe profesionale. Në dashuri, pasionet do të intensifikohen dhe do të përjetoni momente të forta ku dëshira dhe romanca do të jenë në qendër të vëmendjes. Ky intensitet do t’ju bëjë të ndiheni më pozitivë dhe më të vendosur për të marrë vendime të guximshme. Është koha për të jetuar eksperienca të reja dhe për të pasuruar jetën me kënaqësi të papritura.

Akrepi

Përjetoni një muaj dinamik, plot sfida financiare dhe profesionale, por me shpërblime të mëdha në fund. E filloni gushtin me një shpirt luftarak, gati për të kapërcyer pengesat, por prisni disa periudha tensioni, sidomos në 15-ditëshin e parë, kur do të përballeni me të vërteta të rëndësishme në karrierë dhe ekonomi. Në dashuri, priten momente të pasura dhe intensive. Përvojat e reja do të forcojnë lidhjet ekzistuese dhe do të sjellin freski në marrëdhënie. Është koha për dialog të hapur dhe për të ndërtuar besim të ndërsjellë. Beqarët kanë mundësi të kthejnë njohje të reja në lidhje serioze.

Shigjetari

Do të ketë një gusht elektrizues, plot surpriza dhe aventura. Në dashuri dhe në profesion, yjet sjellin mundësi që nuk duhet t’i humbisni. Plutoni rrit sharmin tuaj dhe Jupiteri mban humorin lart, duke sjellë transformim dhe rritje. Nuk do të jetë gjithçka e qetë, por do të jetë emocionuese dhe plot dinamizëm. Nëse jeni në një lidhje, është periudha ideale për ta rigjallëruar. Angazhohuni në aktivitete të përbashkëta si udhëtime, zhvillim personal apo projekte të reja. Beqarët do të përjetojnë njohje të reja që mund të kthehen në diçka më të thellë dhe afatgjatë.

Bricjapi

Duhet të përgatitet për një gusht ku karriera merr një kthesë të madhe pozitive. Me Uranin që favorizon lëvizjet e guximshme, ky është muaji i duhur për të kapur mundësi të reja, për të përballuar sfida dhe për të avancuar në punë. Çdo hap që do të ndërmerrni do të shpërblehet me sukses dhe vlerësim. Në dashuri, Neptuni dhe Afërdita ju mbështesin, duke ringjallur anën tuaj romantike. Mund të përjetoni skena që duken si në filma romantikë, plot pasion dhe emocion. Beqarët do të kenë shanse të shumta për njohje që mund të kthehen në lidhje të qëndrueshme dhe të forta.

Ujori

Këtë muaj do të shkëlqejë në punë dhe në aktivitetet personale. Jupiteri nxit kreativitetin dhe energjinë, duke sjellë ide brilante që do të vlerësohen nga kolegët dhe eprorët. Pengesat nuk do t’ju trembin dhe do t’i kapërceni me lehtësi. Me Uranin dhe Saturnin që krijojnë një kombinim të fuqishëm, është momenti ideal për të rinovuar në profesion dhe për të sugjeruar ide të reja. Në dashuri, gushti sjell kthesa të këndshme dhe momente pasioni. Beqarët do të përmirësojnë mënyrën e joshjes dhe do të kenë mundësi të qarta për lidhje të reja, sidomos në 15-ditëshin e dytë të muajit.

Peshqit

Përjetojnë një muaj transformues dhe plot kontraste mes qetësisë dhe stuhisë. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, do ta gjeni rrugën tuaj, sepse universi ka plane për t’ju çuar drejt suksesit. Ky gusht do të jetë i shkëlqyer për anën tuaj krijuese, intuitive dhe emocionale, por duhet të jeni më të kujdesshëm në menaxhimin financiar. Në dashuri, priten njohje të rëndësishme që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj sentimentale. Dashuria është gati të godasë me shigjetën e saj dhe beqarët do të përjetojnë surpriza verore që mund të ndryshojnë gjithçka. Dhjetëditëshi i parë i gushtit sjell shpresë dhe mundësi të reja që do t’ju bëjnë të ndiheni më të sigurt dhe më optimist.