Tronditëse! U mundua ta shembte, por muri i banesës e zuri poshtë! 51 vjecari humb jetën

1 Min Read
Tronditëse! U mundua ta shembte, por muri i banesës e zuri poshtë! 51 vjecari humb jetën

Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal.

Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari, ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat, por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.

Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgut, ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.