E rëndë në vend! Burri konsumon f*stoksinë dhe ndërron jetë në spital

1 Min Read
E rëndë në vend! Burri konsumon f*stoksinë dhe ndërron jetë në spital

Një shtetas 56-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës pasi kishte konsumuar fostoksinë.

Shtetasi me iniciale F. C., ishte paraqitur në urgjencën e Spitalit të Shkodrës dy ditë më parë, ku dhe ka ndërruar më pas jetë. Referuar raportimeve zyrtare të bluve të Shkodrës, 56-vjeçari ka konsumuar fostoksinë në gjendje të rëndëuar psikologjike.

Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi me datë 17.07.2025, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë shtetasi F. C., 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar fotoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.