‘Daskan do te thote…’ Kreshniku rrëfen kuptimin e veçantë të emrit të djalit!

1 Min Read
'Daskan do te thote...' Kreshniku rrëfen kuptimin e veçantë të emrit të djalit!

Pas publikimit të fotos së parë të këmbëve të vogla të foshnjës, ndjekësit e Dafinës Zeqiri dhe partnerit të saj janë kuriozë për emrin e veçantë që çifti i ka vendosur djalit të tyre: Daskan.

Bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergji ka ndarë në një koment kuptimin simbolik dhe historik të këtij emri:

“Daskan – Emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes.

Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir.”

'Daskan do te thote...' Kreshniku rrëfen kuptimin e veçantë të emrit të djalit!

Ky koment është përqafuar gjerësisht nga ndjekësit si një shpjegim me peshë për një emër që sjell krenari dhe trashëgimi kulturore.