U ‘kap mat’ me punonjësen në mes të stadiumit, bashlëshortja e CEO-s merr këtë vendim të papritur pas videos

1 Min Read
U 'kap mat' me punonjësen në mes të stadiumit, bashlëshortja e CEO-s merr këtë vendim të papritur pas videos

Një video që është bërë virale nga koncerti i Coldplay në Boston ka ndezur rrjetet sociale, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u filmua në një moment të sikletshëm me drejtoreshën e burimeve njerëzore të firmës, Kristin Cabot.

Çifti u shfaq në ekranin gjigant të stadiumit përmes së ashtuquajturës “kamera e puthjes”, ku Cabot shihej duke u përpjekur të mbulonte fytyrën nga sikleti, ndërsa Byron tentonte të shmangte vëmendjen.

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta online, por një nga gjestet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i bashkëshortes së Byron, Megan Byron.

U 'kap mat' me punonjësen në mes të stadiumit, bashlëshortja e CEO-s merr këtë vendim të papritur pas videos

Pa bërë asnjë deklaratë publike, ajo ka zgjedhur të japë një sinjal të qartë në rrjetet sociale: ka hequr mbiemrin e bashkëshortit nga profili i saj në Facebook.

Ky veprim i heshtur është interpretuar gjerësisht si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës që ka shpërthyer në rrjet.