Cfarë dhimbjeje! Ndërron jetë aktori i njohur turk, fëmijët e tij shpërthejnë në të qara nga hidhërimi!

2 Min Read
Cfarë dhimbjeje! Ndërron jetë aktori i njohur turk, fëmijët e tij shpërthejnë në të qara nga hidhërimi!

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la pas një karrierë të pasur në teatër, televizion dhe kinematografi, duke lënë gjurmë në një sërë produksionesh të njohura.

Aktori turk ka qenë i njohur edhe për publikun shqiptar. Ai është shfaqur në ekranin e Vizion Plus nëpërmjet serialit Dünyaya Hükümdar Olmaz (Familja e Madhe) ku fitoi popullaritet me rolin e Nevzat Çankırılı, në Tring në serialin Üç Kız Kardeş” (Tri mortrat) dhe jo vetëm.

Në kujtim të tij, këtë të enjte u mbajt një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe dashamirës të artit, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit aktorit me emocione dhe lot. Një nga momentet prekëse ishte kur vajza 15-vjeçare e Emre Törün, Delfin, përqafoi arkivolin e babait të saj dhe derdhi lot.

Cfarë dhimbjeje! Ndërron jetë aktori i njohur turk, fëmijët e tij shpërthejnë në të qara nga hidhërimi!

Gruaja e tij, Nurkan Törün, dhe nëna e Emre Törün, nuk mundën të përmbanin dhimbjen, ndërsa të pranishmit u përpoqën t’i mbështesin në këtë moment të vështirë. Ceremonia u pasua nga varrimi në varrezat e Karacaahmet.

Cfarë dhimbjeje! Ndërron jetë aktori i njohur turk, fëmijët e tij shpërthejnë në të qara nga hidhërimi!Cfarë dhimbjeje! Ndërron jetë aktori i njohur turk, fëmijët e tij shpërthejnë në të qara nga hidhërimi!

Artistë të njohur, përfshirë aktorët Erkan Bektaş dhe Müjde Uzman, morën pjesë në homazhe, duke nderuar figurën dhe trashëgiminë artistike të Törün. Müjde Uzman u pa tepër e prekur gjatë fjalimeve dhe momenteve të ndjera të ceremonisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @muhur_magazin